Juventus dhe Bayern Munich vihen pas Kostas Manolasit

Futboll

Juventus dhe Bayern Munich vihen pas Kostas Manolasit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:28
Kostas Manolas

Juventusi dhe Bayern Munich janë vënë pas mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas.

Sipas Corriere dello Sport, mosha e Andrea Barzagli dhe shfaqja ‘jo bindëse’ e Medhi Benatia kanë bërë që Juventusi të kërkojë edhe një mbrojtës të nivelit të lartë.

E njjtë gjë është edhe te  Bayern që ka nevojë të madhe për një mbrojtës në qendër pasi Jerome Boateng dhe Mats Hummels, nuk japin siguri shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Greku është në dispozicion për një çmim të volitshëm, pasi që kontrata e tij përmban një klauzolë lirimi prej 36 milionë eurosh.

Sipas Il Corriere, drejtori sportiv i Romës, Monchi është duke punuar për një kontratë të re me lojtarin, me synimin që të hiqet krejtësisht klauzola.

Lojtari dhe klubi kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe të qëndrueshme, pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Manolas ka treguar formë të lartë në vitet e fundit, duke bindur klubet e mëdha që të kërkojnë shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat