Atletico Madrid kërkon mesfushorin e United

Futboll

Atletico Madrid kërkon mesfushorin e United

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:09
Ander Herrera

Diego Simeone synon ta përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit.

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për mesfushorin e Manchester United, Ander Herrera, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Edhe pse së fundmi është raportuar se “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar rinovimin 29-vjeçarit, për momentin mes palëve nuk kanë nisur bisedimet, çka do të thotë se duke nisur që nga muaji janar, përfaqësuesit e mesfushorit mund të kontaktojnë me një klub tjetër, e më pas nëse arrihet një akord, në qershor ai mund të largohet me si lojtar i lirë.

Simeone dëshiron që të ketë një mesfushorë me tipare të reprezentuesit spanjoll dhe në janar pritet të bëjë një ofertë për të.

Herrera u bashkua me Manchester United në vitin 2014, nga Athletic Bilbao, ndërsa ai ka bërë 169 paraqitje me anglezët, duke shënuar 17 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat