Pogba: United është shtëpia ime

Futboll

Pogba: United është shtëpia ime

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:33
Paul Pogba

Mesfushori francez tregon se ndihet shumë mirë te “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe problemet e tij me Jose Mourinhon kanë qenë të shumta, Paul Pogba asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Manchester United.

Mesfushori francez ndihet i lumtur të “Djajtë e Kuq” dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në Old Trafford, duke i mbyllur dyert Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit që interesoheshin për shërbimet e tij.

“Kur jam kthyer në Manchester ishte një gjë shumë e bukur, jam ndierë sikur jam kthyer në shtëpi”, ka thënë Pogba.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër dhe të shënoj shumë gola në Old Trafford”.

Përsa i përket Juventusit dhe një rikthimi të mundshëm te bardhezinjtë kampioni i botës me Francës në Rusia 2018 shtoi. “ Jam kthyer në shtëpi dhe për mua ka qenë sikur nuk jam larguar kurrë. Juventusi? Në Torino kam qenë thjeshtë me pushime për katër vite”.

Me këtë deklaratë, Pogba bën me dije se nuk e ka ndërmend që të largohet nga United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat