Efekti Ronaldo: Juventusi po thyen rekorde, Reali ka ngecur pas rivalëve

Futboll

Efekti Ronaldo: Juventusi po thyen rekorde, Reali ka ngecur pas rivalëve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Cristiano Ronaldo dhe Dybala

 Lojtarët e Juventus kanë triumfuar gjatë fundjavës me rezultat 2-0 kundër Milanit në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Kjo ka bërë që bardhezinjtë të vendosin një rekord të ri për shkak se është starti më i suksesshëm të të gjitha kohërave në historinë e Serie A

“Zonja e Vjetër” deri më tani ka fituar 34 pikë në 12 javë, duke regjistruar vetëm një barazim deri më tani me Genoan 1-1.

Juventinët kanë tejkaluar Napolin e sezonit të kaluar që arriti 32 pikë, Romakët e sezonit 2013/2014, Interi i 1988/1989, por edhe vetë kur fituan numër të njëjtë të pikëve në sezonin 1949/1950.

Megjithatë, rekordi i vendosur nga ekipi i Torinos këtë sezon nuk përfundon atje. Të udhëhequr nga lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo kanë arritur të triumfojnë në tetë të njëpasnjëshme në ligën elitare italiane. Deri më tani portugezi ka luajtur 1080 minuta dhe ka shënuar tetë gola, ndërsa gjashtë herë ka asistuar.

Juventusi ishte dominues në dekadën e fundit duke fituar shtatë herë titullin e kampionit në Itali, por këtë sezon lojtarët kanë tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Kontra efekti ka ndodhur te Real Madridi, ku pas 12 xhirove ka vetëm 20 pikë dhe është në pozitën e gjashtë të La Ligas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat