Uzuni spikati jo pak në dy paraqitjet e tij

Futboll

Uzuni spikati jo pak në dy paraqitjet e tij

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Uzuni spikati jo pak në dy paraqitjet e tij

Myrto Uzuni spikati jo pak në dy paraqitjet e tij të para me kombëtaren shqiptare. Në miqësoren ndaj Jordanisë i aktivizuar nga stoli, ish sulmuesi i Laçit u ndal nga shtylla ndërsa në Izrael edhe pse luajti paksa i tërhequr në krah, Uzuni ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për kuqezinjtë. I pranishëm në konferencën e radhës për shtyp të kombëtares kuqezi, 23-vjeçari i cili po shkëlqen në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit shpreson që të lërë shenjë edhe me Shqipërinë në dy takimet e rradhës. Uzuni ëndërron një gol me kuqezinjtë ndërsa shprehet se për kombëtaren është i gatshëm të luajë në atë rol që ka nevojë trajneri.

Si ndiheni tani që gjithë vëmendja është te ju?

Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë.

Humbja në Izrael…

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë jam i bindur se do të fitojmë.

Këto dy ditë që keni folur me trajnerin në çfarë pozicioni e shihni veten?

Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë.

E ëndërron një gol me kombëtaren?

Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen.Kjo është gjëja më e bukur.

Ndeshjet e fundit tifozët kanë munguar…

Është e vërtetë i bëj thirrje tifozëve se do të rikthehemi aty ku kemi qenë më parë.

Është e njëjta frymë me lojtarët e rinj dhe të vjetër?

Lojtarët me eksperiencë na kanë mbështetur.Jam ndjerë mirë brenda grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat