Maradona duket se nuk e ka aspak problem

Futboll

Maradona duket se nuk e ka aspak problem

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:57
Diego Armando Maradona

Diego Armando Maradona duket se nuk e ka aspak problem që të tregojë hapur se kë ka votuar si trajneri më të mirë në qarkullim.

Legjenda e futbollit botëror në një intervistë nga spanjollja “Marca” ka deklaruar se ka votuar trajneri Zhose Murinjo si më të mirin.

“Mes të dyve, më i mirë është me siguri Murinjo. Unë si trajner kam ende shumë për të mësuar. Ndaj për këtë arsye mendoj se do të shkoj në Mançester për një javë të shoh stërvitjet e Mrunjos, për ta pyetur për shumë gjëra, padyshim ai është më i miri.

Më i mirë edhe se Guardiola? Për mua po. Tiki-taka nuk u shpik nga Guardiola. Tiki-taka ishte e Krojfit. Vetëm se tani, Pep mund të zgjedhë lojtarin që do nga e gjithë bota. Kështu është gjithçka më e thjeshtë” – është shprehur Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat