“La Gazzetta dello Sport”: Leksione dhe këshilla nga babai

Futboll

“La Gazzetta dello Sport”: Leksione dhe këshilla nga babai

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:19
“La Gazzetta dello Sport”: Leksione dhe këshilla nga babai

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë gardianit të portës së Lazios, Tomas Strakoshës i cili është sezonin e tij të dytë te skuadra e Lacios. Tashmë Strakosha është kthyer në një siguri për trajneri Simone Inzaghi.

Trajneri i bardhekaltërve ka vendosur të ketë besim të plotë te 23-vjeçari shqiptar gjithashtu edhe në ndeshjen me Marseillen. Strakosha ishte vendimtar në këto sfida me pritjet e tij dhe për kualifikimin e skuadrës së tij në 1/16 e Ligës së Evropës. Në Evropë më para kishte luajtur Silvio Proto, zëvendësuesi i Strakoshas që ende nuk ka debutuar në Seria A. Sezonin e fundit, Strakosha mbajti peshën e portës së Lacios në plot 53 ndeshje.

Të njëjtin besim që ka te Lazio, Strkosha do që të bëjë edhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Pas debutimit të tij në Mars të 2017 në Palermo kundër Italisë ai u alternua me Etrit Berishën i cili gjithashtu ka pasur një aventurë te skuadra e Lazios para se të transferohej te Atalanta. Në mes të Tetorit në ndeshjen me Izraelin, Strakosha e parakaloi atë. Dhe të shtunën, në Ligën e Kombeve ai do të jetë përsëri startues në sfidën ndaj Skocisë.

Leksione dhe këshilla – Në rrugën e rritjes plot provime, sidomos për një portier Strakosha gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për skuadrën e Lazios. Niveli i tij po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në Formelo, trajneri i portierëve Grixhoni synon të përmirësojë më shumë, sidomos për daljet që janë një nga pikat e dobëta të Strakoshës. Ai ka një karakter dhe dëshirë të madhe për të bërë progres interpretimin e rolit, duke marrë edhe këshilla nga babai i tij Foto, i cili gjithashtu ka qenë një portier i ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat