“Vinicius mund të bëhet Ronaldo i ri i Real Madridit”

Futboll

“Vinicius mund të bëhet Ronaldo i ri i Real Madridit”

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:26
“Vinicius mund të bëhet Ronaldo i ri i Real Madridit”

Braziliani i talentuar verën që shkoi iu bashkua Real Madridit nga skuadra e Flamengos.

18 vjeçari fillimin e aventurës në Spanjë e ka të ndarë te dy skuadra e Realit, tek ajo e të rinjve dhe të kampionët e Evropës.

Ai ka arritur që të regjistroi tri paraqitje te Real Madrid, ku ka shënuar edhe një gol.

Për Cafun, ky është veç fillimi, pasi bashkëvendësi i tij mund të arrijë nivelet e Cristiano Ronaldos.

“Vinicius do të fitojë shumë me Realin. Ne nuk mund ta krahasojmë me Cristiano Ronaldon. Cristiano është Cristiano me gjithë historinë e tij te Real Madrid”, ka deklaruar Cafu.

“Ai ka fituar gjithçka atje, por Vinicius ka gjithçka për të ndjekur rrugët e tij, ai mund të jetë Cristiano i ri, por atij i duhet të punojë shumë që kjo të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat