‘Alieni’ i futbollit

Futboll

‘Alieni’ i futbollit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:43
Malcom

Për lojtarin e talentuar të Barcelonës, Malcom, Lionel Messi është ‘alien’ i futbollit.

21 vjeçari brazilian po shpreson të shfrytëzojë në maksimumin mundësinë të qenit bashkëlojtar me Lionel Messin, nga i cili pret të mësojë shumë.

Malcom po kalon vetëm sezonin e parë te Barcelona, pas transferimit nga francezët e Bordeaux verën e fundit.

“Disa minuta përpara se të fillonte ndeshja, në tunel, më tha se kur të merrte topin, do të më gjente,” shprehet Malcom në një intervistë për ESPN.

“Dhe ai e bën këtë pasi është një alien futbolli. Ai është dikush që do gjithmonë më të mirën për grupin. Prandaj është kapiteni dhe dikush që frymëzon të tjerët të japin më të mirën”.

“Për mua ai është më i miri në botë, dhe kur dikush që ka pesë Topa të Artë të frymëzon, patjetër që do të jesh i motivuar për ta bërë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat