Lajm aspak i mirë për Cityn, lëndohet sërish Mendy

Futboll

Lajm aspak i mirë për Cityn, lëndohet sërish Mendy

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:53
Benjamin Mendy

Benjamin Mendy do të mbetet jashtë fushave të futbollit për një tjetër periudhë.

Pep Guardiola ka marrë një lajm aspak të mirë nga mbrojtësi Benjamin Mendy.

Mbrojtësi i majtë i cili u paraqit 90 minuta në fitoren 3:1 të Cityt në derbi ndaj United është detyruar t’i nënshtrohet një tjetër operimi.

24 vjeçari është larguar nga kampi i kombëtares së Francës për t’u operuar në Barcelonë të mërkurën mbrëma shkruajnë mediet në Angli, 

Ende nuk dihet se sa gjatë do të mbetet jashtë fushave Mendy, por shkaku i një lëndimi tjetër ai humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar me Manchester Cityn

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat