Finalja e madhe për Shqipërinë, kundër Skocisë

Futboll

Finalja e madhe për Shqipërinë, kundër Skocisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Finalja e madhe për Shqipërinë, kundër Skocisë

Finalja e madhe për Shqipërinë, kundër Skocisë në fundjavë, duhet fituar me çdo kusht për të shmangur rënien nga Liga ku bëjmë pjesë aktualisht. Me 6 pikë bilanci do ishte pozitiv, siç tha dhe edhe presidenti Duka, por për fat të keq prag ndeshja është e mbushur me probleme serioze.

Trajneri Christian Panucci po humbet një nga lojtarë të rëndësishëm, përveç të pezulluarve, ndaj situata është shqetësuese.
Telesport mëson se i fundit që pritet të mungojë në sfidën ndaj Skocisë është Eros Grezda.

Sulmuesi i talentuar, i cili javën e shkuar shënoi 2 gola me Rangers në Skoci dhe dukej në formë perfekte fizike, tashmë do të mungojë për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Që kur ka ardhur në Shqipëri Grezda ka pasur një fashim të dukshëm në pulpë dhe nuk vrapon dot lirisht, ndaj është në dyshim edhe për ndeshjen miqësore kundër Uellsit dhe mund të kthehet në Skoci për t’u kuruar. Grezda ishte realisht shpresa më e madhe për të gjetur golat e humbur, ndërsa tani duhet të mbështetemi fuqimisht te Uzuni, Balaj apo Vrioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat