Messi do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës

Futboll

Messi do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Lionel Messi

Ylli i Albicelestes nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren që nga Kampionati Botëror.

Lionel Messi do të kthehet në ekipin e Argjentinës shumë shpejt.

Këtë lajm e konfirmon menaxheri i përgjithshëm i kombëtares amerikano jugore, Jorge Burruchaga, i cili ka mohuar që Messi është pensionuar nga kombëtarja.

“Nuk është caktuar asnjë datë për rikthimin e Messit dhe ai nuk do të kthehet gjatë këtij viti kalendarik”, ka thënë Burruchaga.

“Por është e pamundur që ai të mos luajë më me kombëtaren. Kjo periudhë që ne nuk e kemi në ekip do të marr fund shpejtë”.

“Jam i sigurt se vitin tjetër, Messi do të jetë përsëri pjesë e Argjentinës”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat