FC Kosova e Frankfurtit shkruan histori

Futboll

FC Kosova e Frankfurtit shkruan histori

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:58
FC Kosova e Frankfurtit shkruan histori

Suksesin me te madh FC Kosova Frankfurt e shënoi mbrëmë, në vitin kur po kremton 40- vjetorin e formimit.

Me fitoren 4:0 ndaj Spvgg 05 Oberrad (garon ne Gruppenliga, dy liga me lart) e shpien klubin shqiptar ne gjysmëfinale të Kupës së Frankfurtit. Me këtë FC Kosova është në mesin e 4 ekipeve më të mira nga 86 ekipe sa ka Frankfurti.

Ndeshja çerekfinale nuk u luajt 90 minuta pasi qe favoriti absolut i kësaj ndeshjeje Spvgg 05 Oberrad në minutën 72 kërkoi nga gjyqtari dhe klubi shqiptar që ta mbyllë ndeshjen duke u arsyetuar në lëndimin e dy futbollistëve te vet që u përplasen me njëri- tjetrin. Në fakt klubi nga Gruppenliga (që në disa lande është e rangut të Verbandsliges apo Landesliges) nuk dëshironte të kthehej më shumë gola të pranuar pasi që të gjithë futbollistët e FC Kosova Frankfurt (sidomos Thaçi e Sassi) ishin shumë të disponuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat