Ndryshoi ngjyrën e flokëve

Futboll

Ndryshoi ngjyrën e flokëve

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Aguero

Mançester Siti arriti të dilte fitimtar në ndeshjen që luajti përballë Mançester Junajtid në një derbi që mori një vëmendje të veçantë në Angli. Serxhio Aguero ishte një nga lojtarët që dha kontributin e tij në këtë ndeshje duke shënuar një prej golave në rezultatin finale 3 me 1.

Lojtari argjentinas para ndeshjes me Junajtid ndërroi dhe ngjyrën e flokëve të tij ku tërhoqi jo pak vëmendje. Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat angleze, lojtari ka treguar një moment në dhomat e zhveshjeve ku trajneri Pep Guardiola i kishte thënë se nuk ia pëlqente flokët. “Më tha që nuk i ka pëlqyer flokët e mi” – i shpreh Aguero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat