Strinic: Gati për Milanin

Futboll

Strinic: Gati për Milanin

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:22
Ivan Strinic

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Ivan Strinic ka treguar se “do të kthehet në stërvitje të hënën”, pasi që ishte diagnostifikuar me hipertrofi kardiake

Kroati i ishte bashkuar kuqezinjve në verë, por pasi që arriti finalen në Botëror me Kroacinë ai luajti krejt në fund të ndeshjeve parasezonale.

Ai më vonë u diagnostifikua me një problem në zemër dhe mbeti jashtë për disa muaj.

“Çfarë ndodhi tre muaj më parë ishte siklurse një vetëtimë në qiellin e kaltër”, tha Strinic për 24Sata.

“Mjekët me kanë thënë që duhet të ndalem për tre muaj për të parë nëse do të largohet hipertrofia. Kjo ka ndodhur, që do të thotë se është simptomë sportive e jo sëmundje”.

“Gjithmonë kam menduar se do të shkojë mirë, por e dini, isha pak në stres dhe kisha dyshimet e mija “nëse do të shkonte diçka gabimisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat