Marotta do objektivin e Juventus-it tek Inter-i

Futboll

Marotta do objektivin e Juventus-it tek Inter-i

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 21:58
Beppe Marotta

Beppe Marotta u largua nga roli i tij si drejtues tek Juventus muajin e kaluar dhe tani duket se do t’i bashkohet rivalëve të tyre në Serie A, Inter-it. Kjo do të jetë një goditje e madhe për zikaltrit, që do të kenë në radhët e tyre arkitektin e dominimit të torinezëve në Serinë A.

Lajmi i keq për kampionët e Italisë është se kjo nuk përfundon këtu, sepse tani Marotta po përpiqet të lërë menjëherë shenjë tek Interi dhe ka në vëzhgim lojtarë për të cilët kishte shfaqur interes edhe tek bardhezinjtë. Dy lojtarët të cilët Inter-i i ka në vëzhgim janë: Adrien Rabiot i PSG dhe Federico Chiesa i Fiorentina-s.

Marotta duket se do të përfitojë nga marrëdhënia e mirë e krijuar me drejtuesit e klubit vjollcë gjatë blerjes së Federico Bernardeschi-t dhe huazimin me detyrim blerje të Marco Pjaca për të ndihmuar Interi-n të marrë kryesimin në garën për Chiesa-n.

Ndërkohë, Pjaca, ashtu siç thuhet nga raportimet e fundit, mund të firmosë përfundimisht me Fiorentina-n pa opsionin e riblerjes nga Juve që ishte vendosur në kontratë pasi sulmuesi nuk arriti të bindte drejtuesit bardhezinj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat