Wenger tregon se çfarë po i ndodh pas largimit nga Arsenal

Futboll

Wenger tregon se çfarë po i ndodh pas largimit nga Arsenal

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:14
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka thënë se ende nuk është pensionuar nga futbolli, por pranon se ndihet i ‘frustruar’ derisa pret rikthimin në punën e trajnerit.

Francezi aktualisht është i papunë pas largimit nga Arsenal, tek e cila skuadër qëndroi për 22 vite.

Lajme të shumta ka pasur së fundi rreth së ardhmes së tij, me Real Madrid, Bayern Munich, Milan dhe Fulham që kanë shfaqur dëshirën për shërbimet e tij.

“Unë nuk ndihem i pensionuar fare, por ndihem i frustruar nga mungesa e konkurrencës”, ka deklaruar Wenger për BeIN Sports, 

“Unë në thelb jam konkurrent, dhe kjo është ajo që më mungon, sinqerisht aty ka edhe shumë që nuk më mungojnë”.

“Por sigurisht, dita, konkurrenca, arritjet që mund t’i bëni së bashku, ndarja e emocioneve, garave, uljet dhe ngritjet me të tjerët, sigurisht që ju mungojnë, sepse kam kaluar një jetë me këto gjëra”, ka shtuar Wenger.

Trajneri francez më parë ka deklaruar se ka lidhje të forta me Arsenalin, dhe se kurrë nuk do të drejtojë një tjetër skuadër në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat