Grezda për mediat skoceze: Shqipëria si Rangers

Futboll

Grezda për mediat skoceze: Shqipëria si Rangers

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Grezda për mediat skoceze: Shqipëria si Rangers

Shqipëria do të ndeshet ditën e nesërme në Shkodër me Skocinë në Shkodër. Takimi do të luhet në kuadër të Ligës së Kombeve dhe skocezët kanë qenë të intersuar për futbollistin që luan në kampionatin e tyre me Rangers, Eros Grezda. Për “Dailyrecord” futbollisti i kombëtares sonë është shprehur: “Nëse nuk fitojmë mund të biem nga Liga dhe të luajmë në divizionin D. Po përfunduam të dytët nuk e arrijmë qëllimin tonë, por gjithsesi do të ishte e rëndësishme. Duam ta mundim Skocinë. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në Shqipëri ne jemi një skuadër e ndryshme nga ndeshjet jashtë, jemi afërsisht si Rangers dhe nuk mund të na mund askush. Jam optimist sepse takimin e parë kishim disa mungesa, përfshirë edhe mua. Kësaj here do të jetë një skuadër tjetër. I kam thënë Alan Mekgregorit se po luajnë në një qytet të keq, me ushqim të keq dhe gjithë të tjerat. Do të jetë një ndeshje e mirë e jona”, përfundon Grezda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat