Rafinha do të largohet nga Barcelona, pranë rikthimit në Serie A

Futboll

Rafinha do të largohet nga Barcelona, pranë rikthimit në Serie A

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:33
Rafinha Alcantara

Mesfushori brazilian duket se ka gjetur klubin ku do të luajë në të ardhmen. Rafinha Alcantara nuk po gjen hapësira në skuadrën e Barcelonës dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm.

Sezonin e kaluar luajti për gjashtë muaj me Interin, duke bindur të gjithë, por në fund zikaltërit nuk paguan 40 milionë euro për ta blerë atë.

Rafinha është grumbulluar me kombëtaren braziliane, ku u rikthye pas tre vitesh, për të zëvendësuar mesfushorin e Realit, Casemiro, ndërsa janë pikërisht mediat braziliane ato zbulojnë të ardhmen e tij.

Sipas Diario Gol, Rafinha mësohet t’u ketë thënë shokëve të skuadrës se do të shkojë te Monchi, referuar drejtorit sportiv të Romës, duke pranuar në këtë mënyrë rikthimin në kampionatin italian të futbollit.

Ajo që mbetet për t’u saktësuar tashmë, është nëse verdhekuqtë do të kërkojnë transferimin e tij që në janar, apo do të presin verën e ardhshme, për të negociuar një shifër më të ulët për blerjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat