Shaqiri prinë në sondazhin e Sky Sports si ‘blerja më e mirë’

Futboll

Shaqiri prinë në sondazhin e Sky Sports si ‘blerja më e mirë’

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:52
Xherdan Shaqiri

Me 12 ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë, liga ka filluar të marrë formë dhe lojtarët poashtu kanë nisur të lënë gjurmë.

Por kush ju ka impresionuar më së shumti?

Për këtë, Sky Sports tre ditë më parë ka hapur një sondazh me transferimet kryesore të verës që kanë bërë klubet e mëdha.

Momentalisht lojtari që po prinë në këtë sondazh është futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Ditë më parë bashkëlojtari i tij Alisson Becker ishte në vendin e parë por tani sic duket ka ndryshuar renditja dhe votat për Shaqirin janë rritur.

Për të votuar në këtë sondazh klikoni këtë LINK dhe pastaj shigjeten e gjelber apo të kuqen anash fotove, në varësi mendimit që keni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat