United tjetër ofertë për Godin

Futboll

United tjetër ofertë për Godin

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:10
Diego Godin

Gjiganti anglez nuk heq dorë nga mbrojtësi i Atletico Madrid.

Jose Mourinho vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar repartin e mbrojtjes te Manchester United.

Trajneri portugez po monitoron paraqitjet e Diego Godin tek Atletico Madrid, madje ka përgatitur një ofertë për spanjollët prej 20 milionë eurosh për të transferuar 32-vjeçarin në Old Trafford në muajin janar.

United shpreson që mos të marrë përsëri përgjigje negative, ashtu siç kishte vepruar klubi spanjoll gjatë verës.

Në rast të një refuzimi, Mourinho do të tentojë të transferojë Gary Cahill nga Chelsea, i cili nuk po ka hapësira në skuadrën londineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat