Shqiptari i Kosovës nesër zbarkon në stadiumin e Cërvena Zvezdës

Futboll

Shqiptari i Kosovës nesër zbarkon në stadiumin e Cërvena Zvezdës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Selektori i Kombëtares së Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, para pak ditëve, ka shpallur listën e lojtarëve të cilët do të luajnë në ndeshjet me Serbinë dhe Rumaninë në Ligën e Kombeve në Divizionin C.

Image

Fatos Beqiraj

Aty është përfshirë edhe sulmuesi nga Kosova, pejani Fatos Beqiraj. Beqiraj që luan për Maccabi Netanya, me gjasë do të zbarkojë nesër në stadiumin e Cërvena Zvezdës “Rajko Mitiç” në Beograd. Ndeshja luhet në orën 15.00 dhe mbetet të shihet se Beqiraj do të luajë apo jo, megjithëse është i përfshirë në listë. Beqiraj është nga futbollistët kyq te Mali i Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat