Ja si ndodhi transferimi i Mahrez tek Manchester City

Futboll

Ja si ndodhi transferimi i Mahrez tek Manchester City

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:00
Riyad Mahrez

Kalimi i Riyad Mahrez tek Manchester City gjatë kësaj vere, ishte prej transfereve më të mëdha në Premierligë.

Lojtari kaloi nga Leicester City në “Etihad Stadium”, për afër 65 milionë euro.

Ish asistenti, Pascal Plancque, ka thënë se lojtari ishte i vendosur që të largohej nga Leicester.

“Ai ishte shumë i vendosur të largohej nga skuadra. Ai e kishte menduar këtë edhe një verë më herët” ka thënë Pascal, shkruan “Goal”.

“Ai kishte arritur një marrëveshje me Man City dhe kishte bërë kërkesë tek klubi që të largohej. Propozimi erdhi shumë vonë dhe nuk kishte kohë për të gjetur zëvendësuesin, kështu që transferi u pengua ( bëhet fjalë për verën e kaluar)”, ka vazhduar Plancque.

Mahrez fillimisht nuk u gjet aq mirë në stilin e lojës së Pep Guardiolas, megjithatë tashmë ai është kthyer në një pjesë kryesore të skuadrës.

Algjeriani ishte startues edhe në ndeshjen ndaj Manchester United, ku shpeshherë gjatë lojës krijoi telashe në krahun e majtë të mbrojtjes së United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat