Mbrojtësi anësor i Liverpool, Alberto Moreno, po e mendon një rikthim të mundshëm në La Liga.
Spanjolli nuk ka gjetur hapësirat e tij në planet e Jurgen Klopp, dhe duket se pakënaqësia e tij po rritet çdo dit.
Sipas “Estadio Deportivo” ai po shpreson që pas skadimit të kontratës në fund të sezonit, të rikthehet në futbollin spanjoll.
Mbrojtësi i majtë nuk pritet të pranojë ndonjë ofertë për rinovim kontrate, duke pasur parasysh se Andy Robertson është zgjedhja e paprekur e Klopp.
Raportimet thonë se Moreno do të fitonte më shumë nëse do të transferohej në ndonjë skuadër tjetër të Premierligës.
Megjithatë, duket se lojtari për arsyeje familjare do të kthehet në Spanjë, me Sevillën apo Barcelonën si destinacione të mundshme.