Falcao kërkon largimin nga Monaco, dëshiron Realin

Futboll

Falcao kërkon largimin nga Monaco, dëshiron Realin

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Radamel Falcao

Emri i fundit për ta përforcuar sulmin e Real Madridit është Radamel Falcao, i cili kërkon të largohet nga Monaco për të kaluar te R4eali gjatë janarit.

Kolumbiani nuk ndihet i lumtur në Monaco, pasi klubi po kalon në një fazë të vështirë, ku para dy vjetësh ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo momentalisht janë në fund të tabelës në Ligue 1, edhe ardhja e Thierry Henry si trajner nuk i ka ndryshuar gjërat.

Falcao po kërkon largimin, dhe iu është ofruar Real Madridit në ditët e kaluara.

Problemi i vetëm i kalimit të Falcaos në “Bernabeu” mund të jetë mosha e tij, 35-vjeçari nuk duket se do t’i plotësojë kriteret e klubit spanjoll, pasi kërkojnë që të kenë lojtarë më të ri në skuadër, dhe të rindërtohen rreth tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat