Falcao ia ofron shërbimet e veta Real Madridit

Futboll

Falcao ia ofron shërbimet e veta Real Madridit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Radamel Falcao

Kapiteni i Monacos, Radamel Falcao, i ka ofruar shërbimet e veta Real Madridit, rreth një muaj para se të hapët afati kalimtar dimëror.

33-vjeçri ka edhe një vit e gjysmë kontratë me gjigantin francez, por sipas Marcas, ai ia ka bërë të ditur kampionit evropian se është i gatshëm t’i bashkohet në janar.

Pohohet se Real Madridi është duke menduar këtë opsion, meqenëse nuk e ka për nguti sepse është duke i konsideruar edhe alternativat tjera përveç tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat