Pas ndeshjes, Uzuni: Ja çfarë na tha Panucci në dhomat e zhveshjes

Futboll

Pas ndeshjes, Uzuni: Ja çfarë na tha Panucci në dhomat e zhveshjes

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 07:00
Uzuni

Shqipëria ka pësuar një humbje të turpshme 4-0 përballë Skocisë duke mbyllur në mënyrën më të keqe aventurën në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes në një prononcim për mikrofonin e TVSH-së, Uzuni ka zbuluar çfarë i tha Panucci gjatë pushimit të pjesës së parë.

“I kërkojmë falje të gjithë tifozëve për këtë paraqitje zhgënjyese. Jemi të demoralizuar. Ndikoi shumë goli i parë i pësuar, ndërsa edhe ndëshkimi me kartonin e kuq të Mavraj na penalizmi”, tha fillimisht ai.

“Panucci në pushim u mundua të na motivonte dhe të na ngrinte moralin. Na tha se ndeshja nuk ka përfunduar dhe duhet të japim maksimumin për ta përmbysur rezultatin. Nuk duhet të ulim kokën dukhet të japim maksimumin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat