Luis Enrique mbron “viktimën” e kritikave në Spanjë: “Mos sulmoni vetëm atë…!”

Futboll

Luis Enrique mbron “viktimën” e kritikave në Spanjë: “Mos sulmoni vetëm atë…!”

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:16
Luis Enrique

Luis Enrique mbron Spanjën e tij pas humbjes së pësuar kundër Kroacisë në përballjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, por mbi të gjitha u përgjigjet stuhisë së kritikave që vërshuan në adresë të portierit të Spanjës, De Gea.

“Akuzat duhet të shkojnë për të gjithë futbollistët dhe trajnerin. Të kritikosh De Gean është e padrejtë, është shumë e lehtë të kapesh me vetëm një futbollist. Ne luajmë ndryshe nga United, duhet thënë. Është thelbësore që ai të përfshihet për të tentuar gjetjen e ndonjë zgjidhje”, deklaroi Luis Enrique, sqaroi trajneri i Spanjës në konferencën për mediat të dhënë në prag të sfidës me Bosnjën.

Luis Enrique, që do të jetë me sytë në rezultatin e ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, planifikuar për të dielën mbrëma, me një fitore për njërën nga të dyja që do të përjashtonte Spanjën nga katërshja e finalisteve të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, tekniku spanjoll duhet të mendojë edhe për miqësoren ndaj Basnjës: “Morali i skuadrës është pozitiv, kemi analizuar sa kemi bërë në ndeshjen e mëparshme. Jemi gati dhe duam të reagojmë menjëherë që në ndeshjen e radhës. Do të jetë një provë e mirë për të parë testuar të gjithë të grumbulluarit. Është një miqësore e rëndësishme sepse nuk do të grumbullohemi më deri në fund të marsit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat