Dëmtohet në kombëtare, Barcelona humbet lojtarin titullar për 3 javë

Futboll

Dëmtohet në kombëtare, Barcelona humbet lojtarin titullar për 3 javë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 12:18
Barcelona

Për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë, mesfushori i kombëtares kroate Ivan Rakitic do të mungojë në ndeshjen që nënkampionët e botës do të luajnë sot ndaj Anglisë. Lojtari u dëmtua në fitoren 3-2 që Kroacia arriti ndaj Spanjës ditën e enjte në turneun e Nations League dhe nuk do të zbresë sot në fushë.

Por dëmtimi duket se është më i rëndë nga parashikimi, pasi skuadra e Barcelonës, përmes një komunikate për shtyp, ka bërë me dije se lojtari kroati do të mungojë nga 2 deri në 3 javë. “Kemi një zgjatje të muskulit gjysmë-membranoz të këmbës së djathtë”, thuhet në komunikatën për shtyp të klubit “bluagurana”.

Një mungesë e rëndësishme si për Kroacinë, në ndeshjen e sotme ndaj Anglisë ashtu dhe për Barcelonën, pasi nuk do të ketë në dispozicion një nga titullarët e saj. Rakitic pritet të humbasë 4 -5 ndeshjet e radhës me Barcelonën, një mungesë e rëndë kjo për trajnerin Valverde.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat