“Solari shumë i ngjashëm me Zidane”

Futboll

“Solari shumë i ngjashëm me Zidane”

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Zidane dhe Scolari

Sulmuesi i Real Madrid duket se ka gjetur ngjashmëri mes Santiago Solari dhe Zinedine Zidane.

Borja Mayoral, që aktualisht është tek Levante në formë huazimi, ka komentuar skuadrën që mbanë kartonin e tij.

Lojtari ka komentuar kohën kur ai luante nën urdhrat e Solarit, tek të rinjët e Real Madrid.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë. Ai është shumë i afërt me lojtarët; ngjashëm sikur Zidane. Është i mirë me menaxhimin e skuadrës, gjë që vlerësohet nga Madridi. Jam i lumtur për të dhe më vjen mirë që klubi i besoi” ka thënë sulmuesi për “AS”.

Gjithashtu ai u pyet nga “AS” për fjalët e Solarit, kur trajneri thoshte se Mayoral mund të luaj në “Bernabeu”.

“Po më kujtohet. Ai e tha këtë pas një ndeshje në Ligën e të rinjve. Fakti se trajneri aktual i Real Madrid e ka thënë këtë më jep shumë vetëbesim” ka përfunduar lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat