Klopp e dëshiron në Liverpool ish lojtarin e tij tek Dortmund

Futboll

Klopp e dëshiron në Liverpool ish lojtarin e tij tek Dortmund

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:22
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp duket se kërkon të transferojë në Liverpool një nga lojtarët e tij që e kishte tek Dortmund.

Sipas “The Sportsman”, trajneri i Liverpool, është i interesuar në mesfushorin tashmë të Hoffenheim, Kerem Demirbay, 

Trajneri gjerman thuhet se ka vëzhguar me vëmendje së fundmi lojtarin, i cili ishte në akademinë e Dortmund, kur Klopp ishte trajner.

Besohet se Demirbay mund të afrohet në “Anfield” për hiç më shumë se 28 milionë euro qysh në janar.

Kerem Demirbay me paraqitjet e tij ka fituar edhe dy paraqitje me kombëtaren A të Gjermanisë. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat