Juventus po e mendon transferimin e Eriksen

Futboll

Juventus po e mendon transferimin e Eriksen

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:06
Christian Eriksen

Kampionët në fuqi të Serie A, Juventus, duket se synim kryesorë kanë transferimin e një mesfushori.

Emra të shumtë janë në listën e “zonjës së vjetër” duke filluar nga Adrien Rabiot, Aaron Ramsey e Christian Eriksen.

Kontrata e këtij të fundit me Tottenham skadon në vitin 2020 dhe thuhet se lojtari po shqyrton opsionet për të ardhmen.

Sipas “Calciomercato”, Juve po kalon në një krizë të lëndimeve në mesfushë dhe gjigantët e Torinos po vëzhgojnë danezin e Tottenham, 

Në anën tjetër, shënjestra në Arsenal (Ramsey), po vëzhgohet edhe nga Bayern Munich që e bën të vështirë arritjen e marrëveshjes me uellsianin.

Rabiot gjithashtu kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe lojtari ka shprehur dëshirën të transferohet në “Camp Nou”, që i bie se nuk ka opsion tjetër për Juventus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat