Anglia e mposht Kroacinë në minutat e fundit të ndeshjes

Futboll

Anglia e mposht Kroacinë në minutat e fundit të ndeshjes

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:57
Anglia e mposht Kroacinë

Ka përfunduar ndeshja në mes të Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Anglia ka arritur ta mposht Kroacinë në ‘Wembley’ me rezultat, 2:1.

Ishin kroatët  të parët që kaluan në epërsi ndaj ‘Tre Luanëve’ me anë të Andrej Kramaric në minutën e 57’, por që anglezët e barazuan rezultatin me anë të Jesse Lingard (78’).

Por, Anglia nuk u ndal me kaq, pasi arriti ta përmbys rezultatin në minutën e 85’ me anë të Harry Kane, duke i siguruar tri pikë.

Pas raundit të gjashtë, Anglia është lidere në Ligën A, Grupi 4, me shtatë pikë, Spanja në vendin e dytë me gjashtë dhe Kroacia në të tretin me katër pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat