Shaqiri mban inat

Futboll

Shaqiri mban inat

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:04
Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka vendosur t’i hedh “benzinë zjarrit” të krijuar mes tij dhe ish-mbrojtësit të Manchester United, Gary Neville. “Lufta” me fjalë mes tyre është përforcuar me deklaratën e fundit të Shaqirit ku thotë se nuk i intereson mendimi i tij, madje nuk do të pinte as kafe me të nëse do ja kërkonte.
Neville e priti me kritika ardhjen e Shaqirit pas lëvizjes së tij te Liverpool-i këtë verë, por sulmuesi ka bërë një paraqitje të mirë në Premier League me 2 gola dhe 2 asiste, gjë që ka bërë të ndryshojë mendim Neville.

Në një intervistë për “Blick”, Shaqiri ka thënë:

“Nuk më intereson se çfarë thotë ai (Neville). Tani s’ka rëndësi nëse thotë që po luaj fortë.”
“Shumë kanë thënë se Liverpool-i është shumë i madh për mua, por unë isha i qetë, edhe kur kisha pika minuta në dispozicion.”
“E dija nga eksperienca me Bayern dhe Inter që duhet të isha i durueshëm, i fokusuar në punën time dhe të shfrytëzoja shanset kur të më jepeshin.”
Kur u pyet nëse do ta takonte Neville për të folur për diferencat e tyre në futboll, Shaqiri pa u menduar dy herë ka thënë:
“Në të vërtet jo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat