Ish lojtari i Santiago Solarit: Ai është i ngjashëm me Zidane

Futboll

Ish lojtari i Santiago Solarit: Ai është i ngjashëm me Zidane

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 21:21
Borja Mayoral

Lojtari i Real Madrid i cili për momentin është në huazim tek Levante, Borja Mayoral kur ishte pjesë e të rinjve të Real Madrid për trajner kishte Santiago Solarin, që tash udhëheq ekipin e parë të ‘Mbretërve’.

Mayoral e ka përshkruar Solarin si të ngjashëm me ish trajnerin e Real Madrid Zinedine Zidane.

“Ai është i afërt me lojtarët, shumë i ngjashëm me Zidane.”, u shprehë Borja për AS.

“Jam i lumtur për të dhe i kënaqur që klubi ka besim tek ai.”, vazhdoi Mayoral.

Kur u pyet se nëse dëshiron të jetë ndonjëherë pjesë e ekipit të parë të Real Madrid, talenti spanjoll u përgjigje shkurt : “Sigurisht.”

Mayoral ka zhvilluar 31 paraqitje për ekipin e parë të Real Madrid duke shënuar shtatë gola.

Ndërsa tek Levante ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat