Gattusos tani i duhet një pelegrinazh bekues, i dëmtohet një tjetër yll!

Futboll

Gattusos tani i duhet një pelegrinazh bekues, i dëmtohet një tjetër yll!

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:23
Rino Gatusso

Mallkimi te Milani nuk ka fund. Dëmtime pas dëmtimesh, aq sa do të duhet ndonjë qiri i ndezur apo pelegrinazh për të ndryshuar situatën e pafat. Pas dëmtimit të Romagnolit me Italinë, në grumbullim, edhe Hakan Calhanoglu braktis Turqinë dhe kthehet në Milanello për kura. Kavilja e këmbës i dhemb dhe kështu që rrezikon të mos luajë ndaj Lazios, në fundjavë.

Turku i shtohet listës së gjatë që përfshin Musacchion, Caldaran, Romagnolin, Biglian, Bonaventuran, ndërsa në dyshim është edhe Calabria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat