‘Blick’ vlerëson me notë të jashtëzakonshme Shaqirin

Futboll

‘Blick’ vlerëson me notë të jashtëzakonshme Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:10
‘Blick’ vlerëson me notë të jashtëzakonshme Shaqirin

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është vlerësuar me notën me të lartë nga prestigjiozja zvicerane “Blick”.   Shaqiri tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë për kombëtaren e Zvicrës, e cila triumfoi me rezultat 5:2 kundër Belgjikës.

Shaqiri asistoi në dy gola dhe ka qenë më i merituari për fitoren, ku Zvicra përfundoi në vend të parë me 9 pikë në grupin 2 të Ligës së Kombeve në Divizionin A në futboll.  Shaqiri u vlerësua me notën 6, kurse kapiteni Granit Xhaka me 5.

Notat sipas “Blick”: Yann Sommer (5), Kevin Mbabu (5), Nico Elvedi (4), Timm Klose (5), Ricardo Rodriguez (6), Edimilson Fernandes (5), Granit Xhaka (5), Remo Freuler (5), Steven Zuber (4),  Xherdan Shaqiri (6) dhe Haris Seferoviq (6).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat