Kush e tradhtoi?

Futboll

Kush e tradhtoi?

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Zlatan Ibrahimoviç

Del sot në treg autobiografia e dytë e Zlatan Ibrahimoviç. Në një ekstrakt të publikuar në media, sulmuesi flet për klubet milaneze, duke shpjeguar si treguar disa të pathëna: “Galiani më tha që nuk duhej të shqetësohesha sepse nuk kishte në plan të më shiste te ndonjë klub.

Disa javë më pas ndodhesha në Vaxholm, ku isha për pushime me familjen time. Sapo isha kthyer në breg pas një shëtitjeje me motor uji dhe shoh ekranin e celularit që tregonte për pesë thirrje të humbura

Të gjitha nga Mino Raiola… E kisha detyruar të më betohej që nuk do të më telefononte asnjëherë gjatë pushimeve, ndaj duke parë telefonatat e tij e kuptova që kishte diçka me shumë rëndësi. Kur i telefonova, më tha se do të më telefononte Leonardo. ‘Kush të jetë ky Leonardo’, mendova, por më pas bëra lidhjen. Leonardo…drejtori sportiv i PSG-së.

I shpjegova Minos se nuk kisha ndër mend të flisja duke i theksuar se nuk do të lëvizja nga Milani dhe se këtë ma kishte garantuar edhe vetë Adriano Galiani. ‘Mino, Milani nuk do të më shesë’, por ai m’u përgjigj prerazi: ‘Pikërisht është çështja Zlatan, të kanë shitur…’” Më pas, rrëfimi i 37-vjeçarit vijon me bisedimet me klubin francez, kur u mundua me çdo mënyrë për të “prishur punë”. “Kur fola me Minon atë verë, i thashë se do t’ia vështirësoja punën PSG-së.

Doja ta mbaja pagën time në Milan dhe doja që ata të më thoshin: ‘Njeri, je duke e tepruar, po kërkon shumë’. Doja ta përdorja këtë për ta bërë PSG-në të hiqte dorë nga unë. Prandaj, i thashë Minos të shkruante çdo kërkesë timen. Ai m’i listoi të gjitha kërkesat dhe kur mbarova i thashë Helenës [gruas së tij] se nuk do ta pranonin kurrë, se ishte e pamundur”, shtoi Ibra. “Por, vetëm 20 minuta më vonë, Mino më telefonoi dhe më tha: ‘gjithçka qe ke kërkuar, të është plotësuar’.

Pas këtij momenti nuk kishte më kthim mbrapa. I thashë: ‘OK, përgatit gjithçka. Jam njeri i fjalës, kur them se do të bëj diçka e bëj’”, thuhet në biografinë e suedezit. Më tej, Ibra vazhdon edhe me detaje gazmore për transferimin e tij nga Interi te Barcelona, ku në mes gjendet përsëri braziliani Maksuell, mik, por edhe shok i sulmuesit në disa skuadra:

“Teksa Maksuell po bënte gati sendet, i thashë që të merrte një palë këpucë të mia e të m’i çonte në Barcelonë, sepse shumë shpejt do të transferohesha edhe unë. Të gjithë qeshën sepse menduan se po bëja shaka. Pas dy ditësh, Barça më ftoi në një takim zyrtar dhe pas 20 minutash bisedë isha një futbollist blaugrana”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat