Sfida më e rëndësishme e Pogba: të kapërcejë frikën më të madhe në jetë

Futboll

Sfida më e rëndësishme e Pogba: të kapërcejë frikën më të madhe në jetë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:12
Paul Pogba

Teksa sheh, mendon se asgjë në botë nuk e tremb Paul Pogba.

Për më tepër Kampioni i Botës është përballur me kundërshtarë të mëdhenj në kompeticione të rëndësishme dhe është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë. Nëse në fushë, mesfushorin e Manchester United nuk e tremb asgjë, përtej drejtkëndëshit të gjelbër, Pogba është një njeri si gjithë të tjetër. Daily Star ka zbuluar fobinë e 25-vjeçarit, i cili duhet thënë se nuk është i vetmi në mbarë botën. Ish- lojtari i Juventusit ka frikë nga…uji.

Burime nga “Daily Star” tregojnë se edhe kur është me pushime ai hedh disa hapa në pishinë, por asnjëherë nuk zhytet nën ujë. Disa nga miqtë e kanë këshilluar që të marrë disa leksione për të kapërcyer frikën dhe ua ka dëgjuar këshillën. Pogba ka një betejë më të rëndësishme jashtë fushës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat