Unitedi i interesuar në Kanten

Futboll

Unitedi i interesuar në Kanten

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 21:23
N’Golo Kante

N’Golo Kante ka përfunduar në listën e dëshirave të rivalit të Chelseat, Manchester Unitedit.

Trajneri i Djajve të Kuqë, Jose Mourinho po kërkon një nënshkrimin e ri të mesfushës.

E gjithë kjo pasi Nemanja Matic ka ulur nivelin e tij dhe ardhja e re, Fred, ende nuk po arrin të ambientohet me Ligën Premier.

Sipas mediumit CaughtOffside, Manchester Unitedi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin francez të Chelseat, Kante.

Raporti pretendon se Unitedi ka bërë interesin fillestar me përfaqësuesit e Kante për një transferim të tij.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Kante dëshiron të bashkohet me rivalët e Bluve në Ligën Premier.

Edhe në rast dëshire për largim, mesfushori francez është objektiv i shumë skuadrave dhe Unitedi nuk do ta ketë të lehtë.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e 27-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat