FFK me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta

Futboll

FFK me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:48
FFK me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të gjithë ata që janë të pajisur me biletë rreth procedurave para ndeshjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova sot e zhvillon takimin e fundit të saj në grup në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit me fillim nga ora 20:45.

Dyert e stadiumit për këtë ndeshje, ashtu si edhe në ndeshjet e kaluara do të hapen në orën 18:00.

Më poshtë keni njoftimin e FFK-së lidhur me tifozët që janë pajisur me bileta:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që janë pajisur me biletën online të ndeshjes Kosova – Azerbajxhani, se janë të obliguar që atë ta printojnë-shtypin (nuk ka rëndësi bardhezi apo me ngjyra, por printimi duhet të jetë i pastër).

Emri dhe mbiemri në biletë duhet të përputhet me të dhënat personale në letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër identifikimi (me fotografi) nga personi që hyn në stadium.

Çdo mbajtës i biletës duhet të ketë me vete një dokument identifikimi. Për fëmijët nën moshën 16-vjeçare kërkohet prania e prindit apo kujdestarit përkatës, i cili duhet të jetë mbi moshën 18-vjeçe.

Gjatë hyrjes në stadium stafi përgjegjës për siguri mund të kërkojë nga shikuesit që të tregojnë një dokument identifikimi me qëllim të validitetit të biletës.

Nëse bileta është e dëmtuar hyrja në stadium nuk është e mundur.

Kini kujdes, mos e shpërndani biletën me barkod të dukshëm sepse rrezikoni që bileta juaj të përdoret nga persona të tjerë dhe më këtë rast hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur.

Me biletë hyrja në stadium i lejohet vetëm mbajtësit të saj dhe për një hyrje të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat