Një tjetër “firo” në ekipin Kombëtar

Futboll

Një tjetër “firo” në ekipin Kombëtar

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Një tjetër “firo” në ekipin Kombëtar

Një tjetër futbollist është larguar nga ekipi Kombëtar në prag të ndeshjes miqësore ndaj Uellsit që do të zhvillohet ditën e sotme në “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë për sulmuesin, Rei Manaj.

Zyra e shtypin pranë FSHF-së ka bërë të ditur se 21-vjeçari ka lënë sot grumbullimin pasi nuk ishte në gjendjen të mirë fizike. Lushnjari po kalonte një gjendje gripale dhe si pasojë është larguar.

Pas largimit të Manajt, vetëm 3 alternativa kanë mbetur në majën e sulmit. Tekniku Panuçi duhet të zgjedhë mes Balajt, Vrionit dhe të riut Ademi, i cili shpreson të marrë disa minuta në miqësoren e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat