Alex Sandro: Dua të luaj në Premier Ligë

Futboll

Alex Sandro: Dua të luaj në Premier Ligë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Alex Sandro

Mbrojtësi i Juventusit ka dhënë një mesazh të qartë rreth së ardhmes së tij.

Alex Sandro tash e sa kohë dëshiron të largohet nga Juventus.

Në një intervistë për mediat braziliane ai ka treguar që do t’i pëlqente të luante një ditë në Premier Ligë, derisa për të kanë shfaqur interesim Chelsea dhe Manchester United.

“Mendoj se një ditë do të më realizohet dëshira. Më pëlqen të luaj në Angli, por tani për tani jam i lumtur në skuadrën e Juventusit”, ka thënë Sandro.

“Sot mendoj vetëm për skuadrën ku jam, ndërsa në të ardhmen nuk i dihet”.

Sandro është pjesë e Juves që nga viti 2015 ku u transferua nga Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat