Çështja e çuditshme e yllit të Man City-t, Franca nuk e do ndërsa Spanja nuk mund ta ketë

Futboll

Çështja e çuditshme e yllit të Man City-t, Franca nuk e do ndërsa Spanja nuk mund ta ketë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Çështja e çuditshme e Aymeric Laporte sa vjen e bëhet më bizare. Mbrojtësi i Manchester City-t është rrugës për t’u bërë një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe akoma nuk ka luajtur një ndeshje kompetitive ndërkombëtare.

Mbrojtësi për të cilin Manchester City pagoi 65 mln euro në fillim të vitit ishte spektakolar ndaj United në derbi, por edhe këtë herë ai i ka parë ndeshjet ndërkombëtare nga shtëpia.

Një nga lojtarët më premtues ka ngelur në vendnumëro pasi Franca mesa duket nuk e do ndërsa Spanja nuk mund ta ketë.

Ai shpresonte që të shkëlqente te City në Premier League, në mënyrë që të meritonte telefonatën e grumbullimit nga trajneri i Francës Didier Deschamps, por deri tani ai është thirrur vetëm një herë, ndërkohë që nuk ka luajtur asnjëherë.

Por çfarë po e mban jashtë kombëtares franceze? E vështirë të kuptohet, duke parë që Varane dhe Umtiti janë të dy të dëmtuar, prapëseprapë ai nuk është grumbulluar.

Thuhet se trajneri francez nuk i pëlqen lidhja që Laporte ka krijuar me ndërkombëtarët spanjollë.

Ndërkohë Spanja do të kishte shumë dëshirë ta grumbullonte. Laporte është krahasuar me një nga spanjollët më të mëdhenj të historisë, Carles Puyol. Ai ka të njëjtën aftësi për të mbrojtur në një prapavijë të avancuar dhe ka një nuhatje të madhe për të dalluar se nga po i vjen rreziku.

Federata Spanjolle e Futbollit bëri çmos për të afruar Laporte, por ai nuk ka një pasaportë spanjolle, si për shembull Diego Costa që nga Brazili kaloi te Spanja, dhe kjo pasi jeton në Angli. Ai nuk aplikoi për nshtetësi spanjolle gjatë kohës kur luante për Athletic Bilbao-n.

Gjithsesi ai ka akoma shpresa se do të grumbullohet në të ardhmen e afërt. Por mbase duhet të largohet Deschamps në mënyrë që ai të ketë vendin e tij te Gjelat.

Për City-n mosgrumbullimi i tij është një lajm i mirë, pasi ai çlodhet sa herë që janë ndeshjet ndërkombëtare, gjithsesi Laporte është aq i aftë për të luajtur si për Francën ashtu edhe për Spanjën, por prapëseprapë vazhdon të mos paraqitet për asnjë prej dy përfaqësueseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat