Shumica e skuadrave sonte do të luajnë nga ora 20:45 ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Para se të fillojë ndeshja, UEFA ka bërë një anketë në faqen e saj në Twitter ku ka bërë pyetje së cili nga katër lojtarët do të shkëlqej sonte.
Në këtë anketë nga Kosova është përfshirë Milot Rashica, i cili në dy ndeshjet e fundit për Kosovën ka shkëlqyer duke bërë dy gola dhe dy asistime.