Një mot i ligë i ka përfshirë sot në orët e pasdites disa rajone të Komunës së Gjakovës.
Nga foto të siguruara nga qytetarët, të publikuara në faqen “Meteo Ballkan”, shihet se në disa lokalitetet ka rënë shi dhe breshër.
Në bazë të pamjeve të publikuara, sasia e breshërit duket të jetë e madhe.
Kjo do të ndikojë në dëmtimin e perimeve dhe pemëve.