Aksident në Gjakovë: 7 të lënduar, njëri dërgohet në QKUK

Gjakova

Aksident në Gjakovë: 7 të lënduar, njëri dërgohet në QKUK

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 15:08
Ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në Osek të Gjakovës. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.

6 nga të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve më të renda është dërguar në QKUK.

"Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura të cilat i drejtonin dy të dyshuar K/meshkuj (njëri shqiptar dhe tjetri rom). Si pasojë e aksidentit lëndime në të dy veturat kanë pësuar shtatë pasagjer prej të cilëve njëri nga ta për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë", ka njfotuar Polica në raportin 24 orës.

Me vendim të prokurorit, thuhet tutje në njoftim, dy vozitësit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat