Aeroporti 30-milionësh i Gjakovës, strehë e qenve endacakë

Gjakova

Aeroporti 30-milionësh i Gjakovës, strehë e qenve endacakë

Më: 3 janar 2017 Në ora: 21:31
Aeroporti i Gjakovës

Mbi 30 milionë euro investime nga KFOR-i italian, prej të cilave rreth nëntë milionë euro pajisje, i janë lënë në “përkujdesje” qenve endacakë që janë “rojet” e vetme të Aeroportit të Gjakovës.

Kryeshefja e aeroportit, Vlora Gojani, është e sigurt se problemi me rojat e sigurimit do të zgjidhet shumë shpejt.

Megjithatë, gjatë ditës së martë aty nuk ishte asnjë pjesëtar i Policisë e as nuk kishte fluturake të KFOR-it në këtë objekt të rëndësisë së veçantë. Gojani mungesën e tyre e arsyetoi me pushimin e festave.

Edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka informata që shumë shpejt do të gjendet zgjidhje për këtë problem. Kusari edhe më herët ka bërë thirrje që ky aeroport të rifunksionalizohet e të mund të përdorej për nevoja të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat