Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal 2017”

Gjakova

Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal 2017”

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 13:11
Gjakova

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjakovës njofton se më 24 gusht do të mbahet ushtrimi fushor “Mascal” në aeroportin e Gjakovës, i cili është i projektuar sipas skenarit “Rrëzimi i aeroplanit komercial në Kosovë”, ku parashikohen viktima dhe lëndime në masë të udhëtarëve dhe ekuipazhit.

Ushtrimi është i organizuar nga Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave/MPB me mandat koordinues qeveritar, pjesë e së cilës do të jetë edhe Komuna e Gjakovës dhe do të  mbështetet nga KFOR-i në aspektin organizativ dhe  implementues.

Mbajtja e këtij ushtrimi ka për qëllim testimin e kapaciteteve reaguese vendore dhe ndërkombëtare të incidenteve të këtij lloji në vend.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njofton qytetarët, sidomos ata me banim në afërsi të  aeroportit, se bëhet fjalë për një ushtrim me skenar të planifikuar e me qëllim të shmangies së çfarëdo shqetësimi eventual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat