Kusari Lila: Në vitin 2018 finalizohet projekti modern i QKMF-së së re

Gjakova

Kusari Lila: Në vitin 2018 finalizohet projekti modern i QKMF-së së re

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:50
Mimoza Kusari-Lila

(E plotësuar) - Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në vazhdën e aktiviteteve për ditën e sotme, ka takuar disa nga profesionistët shëndetësor, ku ka paraqitur objektivat e programit ‘plus4’ për sektorin e shëndetësisë.

Kandidatja për kryetare, me këtë rast ka përmendur disa nga të arriturat dhe investimet që janë bërë gjatë mandatit të parë, me theks të veçantë, investimet në objektin aktual të QKMF-së, vendosjen dhe sigurimin e mamografit si dhe fillimin e ndërtimit të objektit të ri të QKMF-së.

Kusari Lila:  Në fund të vitit 2018-të do të finalizohet QKMF-në e re

“Sektori i shëndetësisë si sektor i ndjeshëm dhe që i përcakton edhe në fakt është një tregues shumë i mirë i gjendjes së popullatës dhe obligimi dhe përgjegjësit e komunës për përkujdesen primar në Komunën  tonë kanë qenë në vëmendjen tonë me marrjen e pushtetit në vitin 2013-të. Me shumë probleme të cilat ne i kemi pasur. Një mori e këtyre problemeve është trajtua...Më së largu fundi i vitit 2018-të do ti gjejë në objektin e ri me kushte të mirëfillta me një autoambulancë të re e cila është paraparë në buxhetin tonë të vitit 2018-të. “, tha Kusari Lila. 

Nga ana tjetër, profesionistët shëndetësor kanë shprehur mirënjohjen për gjithë angazhimin e Kusari-Lilës si kryetar, në  përmirësimin e kushteve të shërbimit si dhe sukseset e dëshmuara përmes projekteve kapitale që përfshijnë sektorin e shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.

Kusari Lila, poashtu gjatë ditës së sotme  në kuadër të aktiviteteve elektorale, ka zhvilluar bashkëbisedim me bizneset që veprojnë në ambientet e një qendre tregtare në Gjakovë, ku nga aty ka prezantuar objektivat kryesore të programit ‘plus4’ që kanë të bëjnë me lehtësirat dhe vazhdimin e përkrahjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga ana e Komunës së Gjakovës.

Ajo ndër te tjerash ka premtuar për gjakovrët edhe ndërtimin e sistemit të ri të ngrohtores së qytetit.

Kusari Lila: Vitin e ardhshëm do ta presim me ngrohtoren e re të qytetit

“Në Gjakovë ka me u bërë ende edhe me shumë. Në Gjakovë muajin ardhshëm finalizohet objekti pë personat me aftësi të kufizuar....Në Gjakovë fundin e vitit të ardhshme do ta presim me ngrohtoren e re të qytetit....Për dikënd janë të pa para mendueshme sepse janë mësuar që gjithçka e planifikua ose me përfitua në suaza të shkurtër. Ne e dimë që suksesi nuk është në staza të shkurtër”, tha Kusari Lila.

Ndërsa, Ilir Deda, nga Alternativa, ka thënë se në këtë komunë nuk duhet të kthehet dikush që i shkelë njerëzit këtu.

Deda:  Të mos kthehen ditët e errëta 

“Nuk mundet me u kthye e errëta këtu, nuk mundet me u kthye dikush që i shkel njerëzit që nuk ju respekton dinjitetin. Nuk mundet me u kthye ata të cilët Gjakovës nuk i kanë pru asnjë send të mirë . Mu çka më len përshtypje shumë të madhe edhe më gëzon në Gjakovë është mobilizimi i njerëzve”, tha Deda.

Gjatë kësaj vizite, kandidatja për kryetare,  mori mirënjohjen dhe mbështetjen e disa bizneseve që shfaqën bindjen për vazhdimin e rrugës së zhvillimit për Komunën e Gjakovës edhe për katër vite tjera.

Image

Kusari-Lila zotohet për zhvillimin e projekteve të reja

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, pasditen e sotme ka qëndruar në Kusar, ku është takuar me banorët e këtij fshati.

Në adresimin e saj, kryetarja Kusari-Lila, ka folur për rëndësinë e daljes në zgjedhje me 19 nëntor dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt zhvillimit të Komunës së Gjakovës, me theks të posaçëm në realizimin e projekteve konkrete për infrastrukturën bazike në zonat rurale.

“Përmbyllja e infrastrukturës bazike dhe fillimi i realizimit të projekteve të reja të zhvillimit janë në fokus të programit tonë për katër vitet e ardhshme. Kusari, Doli, Godeni dhe Pjetërshani janë fshatrat me natyrën më të bukur në Komunën e Gjakovës, andaj përkushtimi jonë do të jetë akoma më i madh për të realizuar jo vetëm rrugë, por edhe projekte konkrete që nxisin zhvillimin e turizmit”, tha Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat